GJKKO ka shpallur fajtorë 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivoi kanabis në katër sera në Berat gjatë vitit 2022.
Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të cilët u konsideruan drejtues të grupit, u dënuan me nga 8 vjet e 8 muaj burg secili, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar.
Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli.
Ndërkohë, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me nga 5 vjet e 4 muaj burg.
Ndërsa sa i përket Drita Memës dhe Izmire Memës, gjykata vendosi dënimin me nga 4 vjet burg për secilën, por pezulloi dënimin e tyre, duke i vendosur në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare.
