Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK hedhin dritë mbi një skemë të dyshuar të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ku në materialet e administruara përmenden edhe drejtues të FIBANK, në lidhje me një transaksion për një mjet lundrues me vlerë qindra mijëra euro.
Hetimet evidentojnë se mjeti kishte një vlerë reale prej rreth 850 mijë eurosh, ndërsa në dokumentacionin bankar është deklaruar një transaksion prej 400 mijë eurosh, i justifikuar si pagesë për blerjen e gomones.
Në fashikujt e dosjes thuhet se Adrian Rama kishte kërkuar që mjeti lundrues të kalonte në pronësi të Edmond Jaupajt, ndërsa komunikimet e administruara nga SPAK krijojnë dyshime se pronësia faktike e gomones nuk i përkiste këtij të fundit. Sipas organit të akuzës, diferenca mes vlerës së deklaruar dhe çmimit real të blerjes mund të jetë përdorur për të justifikuar ose qarkulluar fonde me origjinë të dyshuar kriminale.
“Po në të njëjtën datë, 26.05.2023, shtetasit D.Dh dhe P.Dh (në cilësinë e shitësit) kanë nënshkruar kontratën me nr. repertori 2059 dhe nr. koleksioni 620, me të cilën i kanë shitur mjetin lundrues “Uragan”, me nr. shasie GR-TEC4T113E222, palës blerëse Banka e Parë e Investimeve – Albania sh.a., regjistruar në Regjistrin Tregtar Shqiptar me vendim nr. 35506, datë 19.04.2006, të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, NIPT K72014801J, me seli në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, kati 14, Tiranë, e përfaqësuar rregullisht nga znj. Elma Lloja, shtetase shqiptare, në cilësinë e CEO dhe Drejtoreshës Ekzekutive, dhe z. Gledis Hysenaj, shtetas shqiptar, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Biznesit.
Palët kanë rënë dakord që çmimi i mjetit lundrues të përshkruar më sipër është 400,000 euro (katërqind mijë euro). Palët deklarojnë se shuma e çmimit të shitjes do të likuidohet nëpërmjet llogarive bankare dhe do të kalojë në llogarinë e palës shitëse D.Dh pranë Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.”, thuhet në dosje e cila është siguruar nga WEBlajm.
Nga hetimet rezulton gjithashtu se financimi i gomones ishte realizuar përmes një kontrate lizingu në FIBANK, ndërsa më pas fondet kanë kaluar në BKT. Të gjitha këto elemente janë pjesë e hetimit të SPAK dhe përbëjnë dyshime të organit të akuzës, ndërsa çështja mbetet në proces hetimor.
B- Ça do bëjmë me ato letrat e gomones? Do bojmë nai gjo për t'honën, apo kur të vish ti? A – Po kur të vij unë o vlla. Ç'ke me letrat ti. N'rregull i ke tani. B – E po t'bojmë ça do bojmë me ate, apо...? A – Po ti njësoj do ta mbash autorizimin. Si nga ai, si nga mu, ç'rëndësi ka? S'ka lidhje. B – Jo, me i kalu atij, se desha me pru... të dhënat ai. E kupton? Gjërat. A – Kush do? B – Ngaqë m'the t'premten ti mu, t'bi pagesën. Do ta bi them ai, apo t'i them kur t'vish ti o vlla.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, nga komunikimet e administruara në aplikacionin Sky ECC evidentohet se Edmond Jaupaj deklaron se gomonia është blerë për 400 mijë euro, ndërsa sipas hetimeve vlera reale e paguar ka qenë 850 mijë euro. Në të njëjtën bisedë, Dorin Maraku i thotë: “Ti e ke marr për at' tjetrin, e ke fjalën?”, ndërsa Jaupaj e konfirmon. Sipas SPAK, ky komunikim krijon dyshimin se mjeti lundrues “Uragan” nuk ishte në pronësinë faktike të Edmond Jaupajt, por të Adrian Ramës, një konkluzion që, sipas organit të akuzës, mbështetet edhe nga komunikime të tjera të administruara në kuadër të hetimit.
A: Hiç o, mirë. Kam një gomone që e kam me lizing te Fibanku.
B: Ehe.
A: Dua t'ia kaloj njërit që merret me gomone, se s'e dua më.
B: Po.
A: Ajo, për t'u blerë, është blerë 850 mijë euro, por në bankë, me kalim bankar, është bërë 400 mijë
B: Ehe?
A: Lizing për atë... kam marrë 200 mijë, më duket, se 200 mijë ia kam bërë pagesë.
B: Po.
A: Tani dua t'ia mbyll atë lizingun atij.
B: Ti e ke marrë për atë tjetrin, e ke fjalën?
A: Eeee.
B: Apo do t'ia transferosh atij?
A: Tani unë dua t'ia transferoj, po atij nuk ia transferojnë. Duhet ta mbyll unë atë. Dhe zëmë se vajta e mbylla unë. E mbylla lizingun, se njëqind e ca mijë euro kanë ngelur.
B: Po.
A: Tani...
B: Ti do që ta bësh te unë?
A: Këtij zotërisë ia bëjmë dot te ty?
B: Duhet të pyes pak për këtë, ta diskutoj pak. Se ngaqë është varkë, për varka s'kemi bërë.
A: Po është kështu mo, është nga këto markat. Është... është e mirë.
B: E marr vesh, e kuptoj o burrë. Pa diskutim. S'kemi bërë ndonjëherë më. Nuk e kemi...
A:Mmmm.
B: Edhe atje e ke n'emrin tat. Ke len dicka garanci kam pershtypjen. Te ajo.
A:Jo, jo. Jo, jo, jo. Thjesht...
B- Kan marr vetem ate... asetin.
A:Mhh, po. Domethen tamam tamam, ajo nuk esht e imja.
B-E kuptoj.
A:E kupton? Thjesht kam... nuk e benin dot ata aq lek vleren, dhe un nga meraku ja mora leket dhe nga meraku e bera lizing n'kuptimin qe... eeee... se ata e pagun t'gjithen, nuk esht se ki..kam ndonje detyrim un. Ua mora leket.
B- Te cili e ke ble о?
A:E kam ble te nje djal. Po Lirit do t'ja kaloj. Lirit t'varkave do ja kaloj.
B- Mar vesh.
A:(degjohet ambjental) Po, e kam bler nga gruja (nuk kuptohet) (flet ne telefon) E kan bler nga gruja e njerit ata.
B- E me nejse, hajt, s'ka rendsi.
A: Domethen esht bler katerqind mij me letra. N'fakt esht bler tetqind e pesdhjet mij euro.
B- Vleren e tregut e ka tetqind e pesdhjet po themi.
A- Ajo sot nuk esht... nuk e... nuk esht me pak se shtatqind mij euro, nuk e gjen dot.
