Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shëptimin, ka finalizuar me sukses shpëtimin e një turisteje kanadeze, e cila ishte rrëzuar në zonën e Syrit të Cikllopit në Kërrabë.
Sipas njoftimit të bërë në vendngjajre ndodhen dhe janë duke bashkëpunuar, shërbimi zjarrfikës, policia e shtetit, forcat RENEA si edhe Shoqata e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik.
Njoftimi i plotë:
U finalizua me sukses operacioni i evakuimit të një turisteje kanadeze, gjinia femër, e cila është rrëzuar në zonën e Syrit të Cikllopit, Kërrabë.
Në vendngjarje ndodhen dhe po bashkëpunojnë:
● Shërbimi Zjarrfikës;
● Policia e Shtetit;
● Forcat RENA;
● Shoqata e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik.
Turistja po evakuohet me barrelë drejt një zone të sigurt, ku do t’i ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore.
