Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Tani bëni çfarë të doni, vetëm paqësisht!” Organizatori nuk udhëheq marshimin për shkak të numrit të lartë: Nesër shkojmë të lirojmë çunat

Shkruar nga Newsbomb
“Tani bëni çfarë të doni, vetëm
Foto nga protesta

Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, në këtë ditë të 35-të të protestës e cila mbart emrin “Revolucioni Flamingo”, njëri prej organizatorëve që mbajti fjalën u shpreh se ai nuk do të niste një marshim sot. Ai u shpreh se sot protestuesit ishin shumë për t'u marrë përsipër për të nisur marshimin ndaj u lanë të lirë të marshojë ku ata të dëshirojnë.

Teksa në përfundim bëri thirrje që ditën e nesërme të mblidhen para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku do të jepet vendimi për 19 protestuesit e arrestuar ditën e enjte.

“Duke qenë se ky shesh është kaq plotë sa nuk mund të kontrollohet me këto foni, po edhe silur të ishte fonia deri te sheshi “Skënderbej” prap nuk do e përballonte dot, ne nga fonia e mbyllim sepse nuk mund të flasim më, dhe ia lemë në dorë sheshit, ju lutem këndoni, kush të dojë të rrijë kush të dojë të vazhdojë, nga fonia nuk do të ketë më fjalime. Ju lutem mos harroni: paqësisht, kemi ardhur këtu paqësisht dhe do të jemi këtu përditë. Nesër në 09:00 të gjithë çunat dalin para gjykatës. Është detyra jonë që nesër të jemi para gjykatës. Lironi çunat”, tha ai. 

Kujtojmë se mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, janë rikthyer në atdhe për t'iu bashkuar tubimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe largimin e klasës së vjetër politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese