Mijëra shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Europës, janë rikthyer në atdhe për t'iu bashkuar tubimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe largimin e klasës së vjetër politike, në këtë ditë të 35-të të saj.
Nderkhë shkrimtarja dhe ish-deputetja Flutura Açka ka bërë një reagim në lidhje me një deklaratë të bërë nga një anëtar i PS ditën e sotme, i cili sipas shlrimtares artikulonte se protestiesit duhet të vijnë në dialog pasi Rama i ka votaot. Në fakt, votat e fituara gjatë zgjedhjeve të fudnit kanë qenë edhe argumenti i përdorur nga gjithë Partia Socialiste këtë muajin e fundit.
Ndërkohë Açka shkruan: “Jo, or çun nuk i ka më votat! Le që nuk i ka votat, dhe është turp që rri më, por ka edhe se çfarë të bëjë, ka shumë çfarë të bëjë.
Ligjet që i kaloi brenda natës, t’i shfuqizojë brenda natës., tani, të mos e zgjasë e të mbyllet Parlamenti, e të mbeten për shtator”, duke listar më tej 6 ligje të cilat përfshihen e në kërkesat e protestuesve.
Aj shkruan më tej se Kodin Zgjedhor do ta bëjnë njerëz të tjerë sepse sipas saj, Rama nu e rregullon, por madje shton se ka qenë gati të ndrushonte Kushtetutën për veten, në mënyrë që sipas saj të përgatiste “mbretërimin në presidencë”.
“Jo vetëm në Presidencë nuk shkon dot më, por edhe si Kryeministër u bë bajat. Sepse e zuri yndyra e pushtetit të vet dhe nisi të pèrmjerë mbi shqiptarë: iranianë, serbë, grekë, rusë, sorra, kore të zeza, e gjithfarë!” shton ajo, duke ndare në foto të sheshit të mbushur me protestues.
Reagimi i plotë:
Rama nuk i ka më votat, or çun!
Dëgjova një nga skuadra e fundjavës së PS-së që tha i vendosur sonte në tv, se ata - protestuesit - duhet të vijnë për dialog, sepse Edi Rama nuk ka çfarë të bëjë. Ai ka votat, tha.
Jo, or çun nuk i ka më votat! Le që nuk i ka votat, dhe është turp që rri më, por ka edhe se çfarë të bëjë, ka shumë çfarë të bëjë.
Ligjet që i kaloi brenda natës, t’i shfuqizojë brenda natës., tani, të mos e zgjasë e të mbyllet Parlamenti, e të mbeten për shtator:
- Ligjin e Incestimeve strategjike.
- Ligjin e ndryshimeve nê ligjin é Trashëgimisë Kulturore
- Ligjin për ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura
- Ligjin e Menazheri të Butrintit
- Ligjin për ndryshimet në ligjin e Akademisë sê Shkencave.
- Ligjin Paketa e Maleve.
Se Kodin Zgjedhor do ta bëjnë njerëz të tjerë, sepse ai jo vetëm që nuk e rregullon, por ishte gati të ndryshonte Kushtetutën për veten dhe senatorët në tentativë majtas e djathtas, dhe të përgatiste mbretërimin e tij në Presidencë.
Jo vetëm në Presidencë nuk shkon dot më, por edhe si Kryeministër u bë bajat. Sepse e zuri yndyra e pushtetit të vet dhe nisi të pèrmjerë mbi shqiptarë: iranianë, serbë, grekë, rusë, sorra, kore të zeza, e gjithfarë!
Përmirnin faraonët prej pushtetit, or çun, por në Nil, jo në Lanë!
Protesta 4 korrik 2026
