Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia e angazhuar në protestë, BKH zbret në terren me 24 masa sigurie (5 QYTETET NËN SURVEJIM)

Shkruar nga Newsbomb
Policia e angazhuar në protestë, BKH zbret në terren me 24 masa
Oficerët e BKH-së gjatë arrestimit të Adi Çobës

Teksa Policia e Shtetit është e angazhuar në mbarëvajtjen e protestës që zhvillohet në Tiranë dhe garantimin e rendit e sigurisë publike, Byroja Kombëtare e Hetimit vijon operacionet për ekzekutimin e masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Posaçme.

Pak ditë më parë, shefi i SPAK, Klodian Braho, bëri të ditur se institucioni ka ngritur një strukturë të posaçme, e cila merret me lokalizimin dhe arrestimin e personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie, duke marrë një rol më aktiv në operacionet e terrenit.

Pas arrestimit të Adi Çobës, i cili u krye nga agjentët e BKH-së, pa përfshirjen e Policisë së Shtetit, burime për webLajm bëjnë me dije se hetuesit kanë në dorë edhe 24 masa sigurie të tjera, të cilat pritet të ekzekutohen në ditët në vijim.

Sipas të njëjtave burime, personat e shpallur në kërkim dyshohet se ndodhen në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Elbasan. Agjentët e BKH-së kanë disa javë që po monitorojnë lëvizjet e tyre dhe pritet të ndërhyjnë për arrestimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese