Hapësire reklamuese

Aktualitet

21 protestuesit e arrestuar përballen sot me togat e zeza, qytetarët kërkojnë lirimin e tyre, pritet protestë para Gjykatës së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
21 protestuesit e arrestuar përballen sot me togat e zeza, qytetarët
Foto ilustruese

21 personat që u arrestuan gjatë protestës së 2 korrikut që u zhvillua në mesditë para Kuvendit, pritet të dalin përballen sot në orën 09:30 me togat e zeza.

Për rrjedhojë, protestuesit dhe Grupi Koordinues kanë lajmëruar se do të mblidhen në protestë para Gjykatës së Tiranës.

Arrestimi i qytetarëve të cilët mesditën e 2 korrikut agravuan deri në dhunë fizike ndaj Policisë së Shtetit si dhe thyen një nga makinat e “bluve” të Tiranës e cila ishte e pakuar pak metra larg Kuvendit, ka sjellë një ashpërsim të qytetarëve të cilët ditën e djeshme thyen xhamat e Komisariatit nr.3.

Mbrëmjen e djeshme, qytetarët u përgjigjen me dhunë për arrestimin e 21 qytetarëve.

Ashtu siç ka raportuar dhe newsbomb.al, pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Një grup qytetarësh të maskuar, me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin përfunduan duke thyer xhamat e duke shqyer derën e godinës.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Emrat e personave të arrestuar më 2 korrik:

Kujtim Pervataj

Romario Dushi

Ardit Ymaj

Niko Qarkaj

Ylli Shima

Ervis Gjoni

Frrok Bardhi

Rezart Pirani

Admir Tershalla

Alban Nikolli

Elvis Bici

Altin Hila

Ervin Gega

Arben Lleshaj

Everes Bardhi

Besard Kajmi

Aristotel Elezaj

Gentjan Progni

Durim Bami

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese