Hapësire reklamuese

Bota

Dalin SHIFRAT e reja nga Venezuela: 3000 veta kanë humbur jetën nga tërmetet, jepet ALARM për shumëfishim të numrit të viktimave

Shkruar nga Newsbomb
Dalin SHIFRAT e reja nga Venezuela: 3000 veta kanë humbur jetën nga
Venezuelë tërmeti

Teksa ditët kalojnë, numri i viktimave dhe personave që mbetën të plagosur nda dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë, vijon të rritet.

Numri zyrtar i të vdekurve në Venezuelë është afro 3,000, raporton Bloomberg.

Bëhet me dije se autoritetet vendase kanë raportuar 2,954 të vdekur dhe 16,592 të plagosur.

Nga ana tjetër, familjarët e personave që rezultojnë të zhdukur vijojnë të shpresojnë ndërsa presin që autoritetet të munden t’u shpëtojnë jetën të afërmve të tyre.

Po ashtu, raportohet se që nga tërmetet e 24 qershorit, kanë ndodhur 890 lëkundje pasuese.

OKB-ja dhe organizata të tjera paralajmërojnë se numri përfundimtar i të vdekurve mund të kalojë 10,000, duke pasur parasysh shkallën e katastrofës.

"Qeveria nuk ka publikuar një vlerësim zyrtar për numrin e personave që ende konsiderohen të zhdukur. Megjithatë, sipas të dhënave të mbledhura nga përfaqësuesit e opozitës, numri i të zhdukurve ose që supozohet të jenë të zhdukur tejkalon 32,000" raportohet nga mediat e huaja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese