Të paktën 18 persona u vranë në një përplasje të dhunshme të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në Nigeri. Përplasjet u regjistruan gjatë kasaj jave nga e hëna në të enjte në komunitetet në Zonën e e Qeverisjes Vendore Rafi.
Mediat e huaja raportojnë, se zëdhënësi i policisë tha se dhuna filloi pasi persona të dyshuar të armatosur qëlluan për vdekje një banor, Ibrahim Musa, në fshatin Godoro të hënën, qe kjo vrasje ajo e cila shkaktoi një seri sulmesh hakmarrëse.
Dhuna u përshkallëzua të mërkurën dhe të enjten kur sulmues të armatosur u turrën në komunitetin Angwan-Baago në distriktin Katako.
Pas përshkallëzimit të dhunës, autoritetet nigeriane kanë rritur menjëherë masat e sigurisë në të gjithë zonën për të parandaluar ndonjë valë të re sulmesh apo hakmarrjeje mes komuniteteve.
