Hapësire reklamuese

Bota

Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Venezuelë, mijëra njerëz vdiqën nga tërmeti më i frikshëm i një shekulli, shpallen 7 ditë zie

Shkruar nga Newsbomb
Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Venezuelë, mijëra
Foto ilustruese

Rreth 2,295 persona kanë humbur jetën nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë të ndodhura  mbrëmjen e 24 qershorit, ndërsa dyshohet se 11,000 persona kanë mbetur të plagosur.

Për rrjedhojë, presidentja e vendit mësohet se ka shpallur 7 ditë zie për tragjedinë e ndodhur.

“Sot, ndajmë hidhërimin e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shprehim lutjet tona për të plagosurit, të zhdukurit dhe të gjitha komunitetet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Në nder të atyre që humbën jetën, kam vendosur të shpall një periudhë 7-ditore zie kombëtare, që do të hyjë në fuqi nga ora 18:00 e sotme. Në këto kohë hidhërimi të thellë, përqafojmë të gjithë ata që e kanë përjetuar këtë tragjedi dhe riafirmojmë angazhimin tonë për t’u qëndruar pranë tyre dhe për t’i mbrojtur ata”, ka deklaruar Rodriguez.

Nga ana tjetër, mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet kanë shpërndarë ndihmë humanitare për më shumë se 80,800 familje pas katastrofës së tërmetit. Kujtomë se tërmeti i ndodhur mbrëmjen e 24 qershorit është cilësuar si ndër më të fuqishmit të ndodhur gjatë shekullit të fundit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese