Hapësire reklamuese

Bota

Rusia sulmon Ukrainën! Gjashtë persona humbin jetën, dhjetëra të tjerë plagosen

Shkruar nga Newsbomb
Rusia sulmon Ukrainën! Gjashtë persona humbin jetën,
Foto nga sulmet

Sulmet ajrore ruse në gjithë Ukrainën këtë të mërkurë lanë gjashtë persona të vrarë dhe rreth 50 të plagosur.

Në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, shtatë bomba rrëshqitëse goditën tre lagje duke vrarë një 15-vjeçar dhe duke plagosur 32 persona, raportoi kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram.

Po ashtu, në rajonin jugor të Odesës dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketë balistike, i cili shkaktoi edhe një zjarr.

Ndërsa, një minibus u godit nga një dron në rajonin e Khersonit, duke vrarë një 18-vjeçare dhe një person tjetër, si dhe mbetën të plagosur nëntë persona.

Në një tjetër sulm me dron në rajonin e Khersonit, që kishte në shënjestër një ndërtesë administrative, vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese