Hapësire reklamuese

Politikë

"Ky është shesh real, njerëzve u ka ardhur në majë të hundës", Shehi: Edhe nesër ta mbyllin protestën i kanë dhënë një mësim politikës

Shkruar nga Newsbomb
"Ky është shesh real, njerëzve u ka ardhur në majë
Dashamir Shehi

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar ne A2CNN, foli në lidhje me protestën duke bëre një krahasim të shesheve ndër kohëra dhe duke analizuar ndryshimin e kësaj proteste nga protestat e tjera të organizuara nga partitë politike.

Ai e ka quajtur, shesh të ri, real që nuk është homogjen, por i përbërë nga njerëz të ndryshëm, që i bashkon pakënaqësia nga politika 35-vjeçare.

"Këto kanë secili sheshin e vet, Berisha ka sheshin e vet, Rama ka sheshin e vet, tani ka dal një shesh i ri, real. Ky shesh nuk është homogjen ndryheshe nga partitë.

Ka peshë politike, jo se flasin ata heronjtë, por sepse duke pas kurajo ta mbajnë gjallë dalin edhe qytetarët e Edi Ramës atje. Akoma nuk kanë dalë ata të dyqaneve, por kanë dhanë shenjë pozitive që qyteti reagon ndaj këtyre problemeve

Aty ka tema të ndryshme, por tema kryesore është që na ka ardhur në majë të hundës," tha Shehi.

Ai shtoi se populli qe del në protestë nuk ndihet i përfaqësuar ndaj edhe kjo e turbulluar politikën. Shehi renditi gjithashtu çfarë ka arritur kjo protestë, duke nisur me faktin që populli ka thyer frikën, e duke vijuar me herët e parë të të pasurit një protestë shembull që Shehi ka zgjedhur ta quajë revolucion kultural.

"Ne nuk kemi besim te opozita e Berishës, edhe kjo e ka turbulluar politikën sepse e panë që paska me mijëra që nuk identifikohen me këto dy parti, që pas 35 vitesh u kuptua që nuk e zgjidhin këta hallin tonë.

Duke filluar në shesh dhe jo në tavolina ka krijuar simpati. Ka disa elemente që nuk i ka pasur politika shqiptare, këta ikin pastrojnë edhe rrugën nuk ka ndodh asnjë incident.

Ky lloj gandizmi politik do e quaja unë, tregon që pushteti merret duke rezistuar në mënyre paqësore.

Këta e kanë thyer frikën, kane treguar nevojën që politika të marrë një trajektore tjetër, kanë ngritur tema patriotike. Këta sikur ta mbyllin nesër i kanë bërë një nder të madh Shqipërisë, kanë bërë një revolucion kultural.", tha Dashamir Shehi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese