Hapësire reklamuese

Bota

Rrëzohet në Detin Arabik një helikopter ushtarak, zhduket një anëtar i ekuipazhit

Shkruar nga Newsbomb
Rrëzohet në Detin Arabik një helikopter ushtarak, zhduket
Foto ilustruese

Një helikopter i Marinës së Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në ujërat e Detit Arabik mëngjesin të sotëm, ndërsa një prej pjesëtarëve të ekuipazhit rezulton ende i zhdukur.

Sipas njoftimit të Flotës së 5-të amerikane, helikopteri MH-60S Seahaëk kreu një ulje emergjente në det për arsye që mbeten ende të paqarta.

Tre nga katër pjesëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, operacionet e kërkimin dhe gjetjen e anëtarit të katërt vijojnë.

Flota e 5-të amerikane bëri të ditur se deri tani nuk ka asnjë tregues se incidenti është shkaktuar nga ndonjë veprim armiqësor.

Ky është aksidenti i dytë që përfshin një helikopter ushtarak amerikan në këtë rajon gjatë javëve të fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese