Qeveria franceze ka miratuar një paketë të re ligjore që synon të forcojë mbrojtjen e të miturve pas ngjarjes tragjike të përdhunimit dhe vrasjes së një 11-vjeçareje, e cila tronditi opinionin publik.
Kryeministri Sebastien Lecourny deklaroi se ndryshimet e reja parashikojnë burgim të përjetshëm për autorët e krimeve seksuale të rënda dhe të përsëritura ndaj fëmijëve.
Në paketën e re ligjore krahas masës burgim i përjetshëm për autorët e krimeve të rënda seksuale ndaj të miturve parashikohen gjithashtu hetime të përshpejtuara që duhet të përfundojnë brenda tre muajsh, rishikim i lirimit të parakohshëm për personat e dënuar për këto krime, kontrolle më të forta mbi të dhënat e individëve që punojnë me fëmijë në shkolla dhe aktivitete jashtëshkollore si edhe informim i prindërve mbi identitetin dhe historikun e kujdestarëve të fëmijëve.
Kryeministri Lecourny theksoi se qëllimi i reformës është të sigurojë masat e duhura edhe efektive për të mbrojtur fëmijët nga individë që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre. Projektligji do të diskutohet në Asamblenë Kombëtare më 15 korrik, ku pritet të marrë vëmendje të veçantë nga deputetët.
