Franca pritet të zhvillojë zgjedhjet e ardhsme presidenciale më 18 prill dhe aundi i dytë (balotazhi) më 2 maj të 2027-ës, raportojnë mediat e huaja, teksa ritet që ky vendim të zyrtarizohet në mbledhjen e kabinetit të së mërkurës.
Sipas asaj që parashikon kushtetuta franceze, zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen nga 20 deri në 35 ditë përpara përfundimit të mandatit të presidentit në detyrë. Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet gjatë pushimeve pranverore të shkollave, ndërsa raundi i dytë është planifikuar për më 2 maj 2027, një ditë pas festës së 1 Majit.
Macron nisi mandatin e tij të dytë më 14 maj 2022 dhe, sipas kufizimeve kushtetuese, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë radhazi. Mandati i dytë pesëvjeçar i Emmanuel Macron përfundon zyrtarisht më 14 maj 2027.
