Hapësire reklamuese

Bota

Tronditet Gjermania! 5 persona vriten pas të shtënave me armë zjarri në veri të vendit, arrestohet autori

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Gjermania! 5 persona vriten pas të shtënave me armë
Foto ilustruese

Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë në qytetin verior gjerman Stade , ndërsa policia bëri me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar.

Mediat lokale raportuan se incidenti kishte ndodhur në një qendër rinore në qendër të Stade-s, një qytet me pak më pak se 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut.

Ndërsa policia gjermane ende nuk ka bërë me dije motivet e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur vendin.

Disa raportime përmendnin disa të dyshuar, por policia nuk e konfirmoi menjëherë këtë.

Një numër i madh personeli emergjent ndodhen në vendngjarje. Policia u ka këshilluar njerëzve të shmangin zonën nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese