Hapësire reklamuese

Bota

RRËQETHËSE! 3 ditë nën rrënojat e ndërtesave, shpëtohet një tjetër foshnje dhe një i mitur në Venezuelë, ekipi i shpëtimit shpërthen në lot (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
RRËQETHËSE! 3 ditë nën rrënojat e ndërtesave,
Pamje nga vendngjarja

Bilanci i personave që humbën jetën dhe u plagosën nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë, nga dita në ditë rritet frikshëm, ndërsa në mesin e tragjedive ndodhin dhe mrekulli.

Në orët e vona të së shtunës ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar jetën e një foshnje 10 muajshe dhe të një 11-vjeçari të cilët mësohen të kenë kaluar 74 orë nën rrënojat që nga nata kur tërmeti shkatërroi pjesën më të madhe të vendit.

Sipas mediave të huaja mësohet se bëhet fjalë për një foshnje afro 10 muajshe dhe 11-vjeçarin e identifikuar si Moises.

Lajmi i mirë është konfirmuar nga UNGRD të cilët ndanë një mesazh plot emocion: "Moisiu u shpëtua gjallë dhe është shëndoshë e mirë! Ne punuam së bashku me një qëllim të vetëm: të shpëtojmë jetë."

Rreshteri Carlos Andrés Castro , kreu i operacioneve për USAR COL-1, përshkroi madhësinë e përpjekjes: "Kohët e fundit, kemi punuar për rreth 6 deri në 8 orë për shpëtimin. Fëmija ka qenë i bllokuar për më shumë se 74 orë."

Pamjet e momentit tqë cilat kanë qarkulluar gjerësisht në rrjet tregojnë momentin kur shpëtimtarët kolumbianë festojnë mes lotësh gëzimi pasi arritën të mabnin në jetë fmëijën e mitur.

Njëri prej tyre e përshkroi ndjenjën kolektive me pak fjalë: "Misioni u krye. Po, kemi ende shumë për të bërë, vazhdojmë për më shumë. Por po, ishte punë e vështirë dhe unë drejtova një operacion spektakolar. Dhe mirë se vini në jetë."

Paralelisht, një foshnjë u shpëtua e gjallë nga rrënojat e Nautilus Residences në Catia La Mar, ndërsa autoritetet venezueliane dhe ekipet amerikane të shpëtimit u vendosën në zonë.

Siç raportoi newsbomb.al mëngjesin e sotëm, numri i të vdekurve është rritur në 1,430 , me 3,238 të plagosur, ndërsa OKB-ja raporton shifra deri në 50,000 të zhdukur dhe 6.76 milionë të prekur nga tërmetet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese