Hapësire reklamuese

Bota

Numri i personave që vdiqën nga tërmetet e së mërkurës në Venezuelë rritet frikshëm (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Numri i personave që vdiqën nga tërmetet e së
Foto ilustruese

Teksa kërkimet për të gjetur të vdekurit e të plagosurit nga dy tërmetet shkatërruese të ndodhura mbrëmjen e së mërkurës në Venezuelë vijojnë, deri më tani konfirmohet se totali i viktimave ka arritur në 1,430 ndërsa thuhet se të plagosur janë afro 3,238 të plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ligjvënësi Jorge Rodríguez, i cili e përshkruan incidentin si "ngjarja më katastrofike që kjo republikë ka vuajtur në 123 vitet e fundit".

Ndërkohë raportohet se ekipet e shpëtimit po garojnë për të nxjerrë të mbijetuarit.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al mbrëmjen e djeshme, një foshnjë e porsalindur u shpëtua pasi ekipet e shpëtimit arritën ta gjenin në kohë.

Nga ana tjetër, një zyrtar amerikan tha se një nga pistat në aeroportin ndërkombëtar pranë Karakasit është tani funksionale, duke lehtësuar një pengesë kyçe për fluksin e ndihmave që vijnë nga vendet e tjera. Përveç furnizimeve, SHBA-të dhe vende të tjera kanë dërguar ekipe të specializuara kërkim-shpëtimi për të ndihmuar në terren.

Ndërsa qendrat shëndetësore po përpiqen të trajtojnë të plagosurit pas dekadash neglizhencë ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor të Venezuelës. Banorët janë frustruar nga ritmi i ngadaltë i operacioneve, ndërsa presin me ankth për të marrë informacion për të dashurit e tyre .

Dy tërmetet që shkundën pjesën më të madhe të Venezuelës, mbrëmjen e së mërkurës, janë cilësuar si dy nga ngjarjet më tronditëse të ndodhura në vend në shekullin e fundit.

Që nga viti 1900, në rajonin e Venezuelës kanë ndodhur gati 60 tërmete me një magnitudë prej 6.0 ballë ose më shumë.

Edhe pse mund të jetë goditur shpesh nga tërmete me magnituda të ndryshme, lëkundjet më të forta sizmike u shënuan mbrëmjen e së mërkurës që lamë pas, që i morën jetën mijëra personave e lamnë të plagosur shumë të tjerë, numrat e të cilëve pritet të jenë në rritje pasi kërkimet po vijojnë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese