Mëngjesin e sotëm, Kuvajti njoftoi se mbrojtja e tij ajrore po parandjente sulme, ndërsa Irani u shpreh se kishte në shënjestër bazat ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite thuhet se nisi një sulm me dronë në Libanin jugor, një ditë pasi ra dakord të tërhiqte disa trupa nga rajoni, raporton CNN.
Ushtria amerikane nisi më shumë sulme në vendet iraniane përreth kësaj rruge ujore kyçe, duke thënë se ato erdhën në përgjigje të "agresionit të vazhdueshëm iranian", duke përfshirë një lançim droni dhe një sulm ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit.
Përplasjet më të fundit, pritet të vështirësojnë goxha marrëveshjen SHBA-Iran, pasi dhe trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kundërshtoi duke thënë se sulmet amerikane shkelën armëpushimin dhe "do të rezultojnë në ndalimin e plotë të të gjitha proceseve diplomatike".
Sirenat paralajmëruese në Bahrein u dëgjuan për herë të dytë të dielën në mëngjes sipas kohës lokale, njoftoi Ministria e Brendshme.
Në një postim të bërë në rrjet mëngjesin e sotëm, ajo u bëri thirrje banorëve të “shkojnë në hapësirën më të afërt të sigurt”.
