Hapësire reklamuese

Bota

TRAGJEDI në Francë, avioni i shkollës së parashutizmit bëhet “copash” pas rrëzimit, 11 të VDEKUR

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJEDI në Francë, avioni i shkollës së parashutizmit
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 11 persona ndërruan jetë pasi një aeroplan civil u rrëzua në qytetin Tombaline në verilindje të Francës këtë të dielë.

Aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey, por vetëm pak pasi u ngrit në fluturim u rrëzua. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve lokale mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë.

Forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe emergjence mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth, teksa hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese