Hapësire reklamuese

Politikë

Debati për vaskat e Ujërave Termale të Bënjës, Rama publikon FOTOT nga punimet e 10 viteve më parë: Ky destinacion turistik është Rilindur

Shkruar nga Newsbomb
Debati për vaskat e Ujërave Termale të Bënjës, Rama
Punimet në Banjat Termale të Bënjës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin dhe akuzat se Banjat Termale të Bënjës janë shkatërruar dhe betonizuar nga kompania që po kryehn punimet.

Kreu i qeverisë ka publikuar foto nga sistemimi i parë i zonës, i kryer 10 vite më parë. Rama thekson se në këtë destinacion nuk janë hequr mure antike, por është rehabilituar një strukturë e ndërtuar vite më parë.

Po ashtu kryeministri nuk ka lënë pa ironizuar edhe kritikët për të cilët shkruan: “dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten”

Postimi i plotë:

JA SI ISHIN MURET ANTIKE TË BËNJËS

 Dhjetë vjet më parë, me mundësitë që ishin, u bë edhe sistemimi i parë i Ujërave Termale të Bënjës, kur siç e shihni u rivendos edhe muri i betonit - i mëparshmi ishte katandisur si s’ka më keq - dhe u vesh me gurë

Pra jo vetëm që nga vaskat e Bënjës nuk janë hequr mure antike, po fiks i njëjti burrë i zanatit që shihni në krye të punës para 10 viteve, i ka qëndruar mbi kokë punës me dashamirësi, së bashku me disa ustallarë të gurit, edhe për projektin e ri që e ka rilindur këtë destinacion turistik me një cilësi krejt të re

Këmbëngula disa herë dje e sot tek ky rast konkret, sepse furtuna histerike e vaskave të Bënjës e tregon qartë pse korja e mbetjeve të politikës dhe shoqërisë mbi sipërfaqen e ujit të pastër të protestës, është një masë e mbledhur bashkë nga instinkti i hakmarrjes ndaj Shqipërisë që i ka lënë mbrapa; dështakë me emër apo anonimë që duan emër, të cilët vizion kanë urrejtjen, ide kanë gënjeshtrën dhe projekt kanë vetveten

***me këtë rast edhe ca foto të tjera të Bënjës antike përpara se sa ta kthenim në një destinacion shembullor

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese