Kryeministri Edi Rama, ka postuar pak minuta më parë një video në rrjetet sociale, pas publikimeve të pamjeve nga Banjat e Bënjës këto ditët e fundit.
Rama ka ironizuar ata që i quan “flamingo me qeleshe të bulevaridt” duke publikuar pamje nga një festë që është duke u organizuar aty me muzikë popullore e valle. Rama i ka quajtur pamjet e postuara nga qytar e aktivistë dezinformim dhe montazhe provokuese.
“LIVE nga Banjat “e shkretuara” Termale të Bënjës, Përmet, ku me shumë dizinformim e montazhe provokuese të shpërndara nëpër kanalet sociale 48 orë rresht nga flamingot me qeleshe të bulevardit dhe me fryrjen e pandalur të Algoritmit të urrejtjes, u tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje…
Por kësaj radhe s’nuk, fitoi e vërteta”, shkruan Rama.
