Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ai do varur në litar o njerëz!” Thirrje ekstreme dhe propozim Kuvendi Popullor në protestën e sotme

Shkruar nga Newsbomb
“Ai do varur në litar o njerëz!” Thirrje ekstreme dhe
Qytetari qe propozoi Kuvenin Popullor, dhe qytetarja qe beri thirrjen ekstreme

Ditën e sotme u mbajt protesta e 28-të, e teksa tashmë qytetarët po marshojnë, dy deklarata të forta janë bërë gjatë kohës së fjalimeve. Një prej tyre ka qenë një thirrje ekstreme nga njëra prej protestueseve, e cila gjatë fjalës së saj u shpreh se kryeministri duhet “varur në litar”, e jo në burg pasi ashtu do të duhet të paguajnë taksa.

“Para 2 ditësh kryeministri u kujtua që ekzistojnë shqiptarët dhe mblodhi kabinetin qeveritar, duke kërkuar që të dilnin në terren dhe të pyesnin se çfarë hallesh kishte ky popull. Po 13 vite më parë ku ishte? Sot u kujtua që ky popull po vuan atje ku nuk duhet. Sot fshatrat janë të plakur, nuk ka njerëz. Qytetet e vogla janë plakur, shkollat janë mbyllur.

Të gjithë bashkë, në çdo cep, të ngrihemi dhe të mos e lëmë këtë kryehajdut që e ka kapur këtë vend dhe nuk po e lëshon. SPAK-ut i bëjmë thirrje: mos e tremb, se ke gjithë Shqipërinë me vete. Merre dhe arrestoje, se e meriton burgun. Jo burg, jo, se do e mbajmë me prapë me taksa. Ai do varur në litar, o njerëz. Atyre u duhet sekuestruar pasuria. Me pasuritë e këtyre pushtetarëve ne do të hapim 5 vite bukë dhe shumë të lumtur. Të gjitha bregdetet janë të privatizuara. Pse nuk arriti ky vend të bëhej si Turqia, që njerëzit të pushojnë? Këtu është çdo gjë e privatizuar”, tha qytetarja.

Ndërsa para asaj një prej protestuesve paraqiti një propozim për krijimin e një Kuvendi Kombëtar Popullor, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të dalë nga vetë lëvizja protestuese. Sipas tij është arritur dakordësia fillestare që ky kuvend të ketë jo më pak se 300 anëtarë, të cilët do të dalin në shesh dhe do të përfaqësojnë grupe të ndryshme interesi dhe segmente të protestës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese