Hapësire reklamuese

Politikë

“Turpërohen burrat në pleqëri”! Ish-zv.ministrja e thumboi, Edmond Spaho i kthehet ashpër: Kë Irenë të besojmë, atë që bënte be për kokën e Ramës apo atë ambientalisten?

Shkruar nga Newsbomb
“Turpërohen burrat në pleqëri”! Ish-zv.ministrja e
Ilustrim: Edmond Spaho dhe Irena Gjoka

Një debat në distancë është zhvilluar në rrjetet sociale mes ish-zv.ministres Irena Beqiraj dhe deputetit demokrat Edmond Spaho, në lidhje me një shkrim që ky i fundit publikoi ditët e fundit, ku i kërkonte kryeministrit Edi Rama të mos jepte dorëheqjen.

Fillimisht ishte ish-zv.ministrja ajo që e thumboi ish-deputetin, duke publikuar dy deklarata të tij në kontrast me njëra-tjetrën lidhur me qëndrimet ndaj kryeministrit Rama. Krahas tyre, ajo shkroi: "Turpërohen burrat edhe në pleqëri."

Në reagimin e tij, Spaho sqaroi shkrimin e publikuar, duke bërë me dije se i kishte kërkuar Ramës të mos largohej si pasojë e presionit të "neomarksistëve, fundamentalistëve islamikë, sillogjeve të Epirit, xhamillarëve të Tetovës e Prishtinës".

Më tej, ish-politikani demokrat ironizoi Beqirajn, duke shkruar: "Po unë cilën të besoj? Irenën, zëvendësministre dhe drejtoreshë Doganash, që kur vinte në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave bënte be për kokën e Edi Ramës dhe grindej me mua, apo Irenën e 500 asambleistëve, shakaxhie të përparimit, që kërkon shkatërrimin e të gjitha institucioneve dhe drejtimin e Shqipërisë me një qeveri të përkohshme, e cila do të zgjidhet me short?"

Postimi i plotë:

Irene me ke sy e ke lexuar postimin tim, me ate me xham apo me ate pa xham?

Me fal, po ke ngaterruar qepet me patatet.

Asgje nga ato qe kam thene per Ramen ne te shkuaren nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Ne postimin tim shkruaj qe Rama duhet te kishte ikur me kohe per demet qe i ka bere vendit. Por ti kete nuk e lexon sepse te eshte thyer xhami.

Une Rames i them te mos ike nga presioni i neomarksisteve, fondamentalisteve islamike, sillogjeve te Epirit, xhamillareve te Tetoves e Prishtines, proletareve te gjithe botes qe nuk kane prapanice ne vendin e tyre e duan ta rrezojne Trumpin ne Tirane, ambientalisteve fondamentaliste qe per fondet qe marrin duan qe ne Shqiperi te kete vetem zogj dhe kafshe te egra, te atyre qe duan te fusin percarje midis shqiptareve ne rajon dhe atyre qe nuk duan integrimin europian te vendit.

Do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos.

Ti mund te jesh pjese e listes se 500 asambleisteve qe pretendojne ta qeverisin Shqiperine post-proteste. Une nuk i besoj keto marrezi qe ti i beson.

Une nuk jam pjese e asnje liste, as tek lista e Asamblese por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kerkuar ndonje shperblim.

Irene, po une cilen te besoj, Irenen zevendesministre dhe dretoreshe dogane, qe kur vinte ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave bente be per koken e Edi Rames dhe grindej me mua, apo Irenen e 500 asambleisteve, shakaxhie e perparimit, qe kerkon shkaterrimin e gjithe institucioneve dhe drejtimin Shqiperise me qeveri te perkoheshme qe do zgjidhen me short?

Sa per turperimin, kur nuk ke ti qe hidhesh nga nje karrike ne tjetren, perse te turperohem une qe kam ndenjur vetem ne nje karrike, ate te se vertetes.

Nje keshille, ne proteste pi sa me shume uje. Mendja kokerr gruri eshte dhe nga vapa fillon e te le.

Suksese ne marrezine ku ke hyre!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese