Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nis protesta e 29-të Kombëtare, qytetarët marshojnë drejtë Kryeministrisë

Shkruar nga Newsbomb
Nis protesta e 29-të Kombëtare, qytetarët marshojnë
Protestuesit

Ka nisur protesta e 29-të kombëtare në Tiranë. Qytetarët janë grumbulluar rreth orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe klasës politike.

Protestuesit mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet: “Shqipëria nuk shitet”, ata kanë mbërritur në vendtakimin e përnatshëm.

Mbetet për tu parë sesa do të jetë edhe numri i protestuesve, pasi në ditët e fundit ka psur një tkurrje të tubuesve.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë organizatorët e protestës bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshiheshin dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese