Momenti kur helikopteri i FNSH kryen kontrolle për gjetjen e turistëve
Dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë, mëngjesin e kësaj të diele.
U raportua se përpjekjet e para për t’u ardhur në ndihmë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Himarës, por për shkak të terrenit tepër të vështirë nuk kanë mundur t’i nxjerrin.
Ndërsa në u bë me dije se në zonë kanë mbërritur edhe forcat e FNSH, alpinistë dhe helikopteri i Forcave të Armatosura.
Gjithashtu bëhet me dije se operacioni i shpëtimit vijon të jetë mjaft i vështirë, për shkak të terrenit të thyer.
Gjatë gjithë ditës është punuar për evakuimin e tyre, por deri më tani nuk është bërë ende e mundur nxjerrja e turistëve nga gremina.
Sondazh
Poll
