Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrëshqiti në dhomën e hotelit ku po qëndronte, humb jetën një person si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë

Shkruar nga Newsbomb
Rrëshqiti në dhomën e hotelit ku po qëndronte, humb
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Jalë, ku një person ka humbi jetën pas një aksidenti brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte.

Sipas të dhënave të deritanishme, viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë pas incidentit, shërbimi mjekësor mbërriti në vendngjarje, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas e transportoi drejt Spitalit të Himarës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e marra rezultuan fatale.

Policia e Himarës ka bërë të ditur se goditja në kokë ka shkaktuar dëmtime të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma cerebrale, të cilat nuk i lanë viktimës mundësi për mbijetesë. Hetimet kanë nisur për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese