Foto nga vendi i ngjarjes
Një tjetër turist, kësaj here shtetas polak ka mbetur i bllokuar në zonën e Kanionit të Gjipesë. Dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë së Dhërmiut, forcat zjarrëfikëse di edhe ekipi mjekësor i urgjencës për t’i ardhur në ndihmë.
Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar teksa autoritetet po punojnë për nxjerrjen e turistit nga terreni i vëshitrë.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda 48 orëve në Kanionit e Gjipesë,ku ditën e djeshme u shpëtuan dy turistë rumunë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.
Sondazh
Poll
