Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me armë me vete në brez, “Shqiponjat” dhe blutë e Krujës kapin në flagrancë lezhjanin te rrethrrotulimi i Rinasit (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me armë me vete në brez, “Shqiponjat” dhe blutë e
Momenti kur Shqiponjat shoqërojnë të arrestuarin Ted Marku

“Blutë” e Krujës në bashkëpunimin me “Shqiponjat” kanë vënë në pranga së fundmi 31-vjeçarin nga Lezha Ted Marku i cili u pikas në rrethrrotullimin e Rinasit me armë me vete.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë kontrolleve se shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë lezhjanin e ri.

Po ashtu, bëhet me dije se arma e gjetur u sekuestrua, ndërsa i riu u shoqërua për në Komisariatin e Krujës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black 2”.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet në rrethrrotullimin e Rinasit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, një 31-vjeçar nga Lezha.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bazuar në informacionet operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Black 2”, e lokalizuan atë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku e kapën dhe e arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese