Pronarët e dyqanit të elektroshtëpiakeve në zonën e njohur si Ish-Dogana në Tiranë mësohet se kanë humbur toruan dhe kanë mbyllur e dhunuar klienten e e tyre pasi kjo e fundit u kërkoi rimbursim për frigoriferin që ajo bleu te ata por nuk punonte.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kur klientja është paraqitur në dyqan duke kërkuar kështu rimbursim të plotë për paijsjen e blerë që nuk ishte funksionale, pronarët e kanë refuzuar.
Pas këmbënguljes së kësaj të fundit për të marrë lekët e saj mbrapsht, Sefedin Ahmetaj 63 vjeç dhe Edjola Harunaj 41 vjeçe, e kanë mbyllur atë në dyqan ku dyshohet se dhe e kanë dhunuar.
Gjatë përplasjes mes tyre ka ndërhyrë menjëherë Policia. Ashtu siç raportoi newsbomb.al pak më parë, në momentin e shoqërimit Edjola Harunaj ka humbur durimin dhe mësohet se ka djegur me cigare në dorë njërin prej efektivëve, i cili mori plagë të lehta.

