Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në qeli me të birin kur shfaqi probleme shëndetësore, humb jetën i burgosuri 62-vjeçar në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në qeli me të birin kur shfaqi probleme shëndetësore,
IEVP Shkoder

Një i paraburgosur 62-vjeçar me iniciale Ç. J, i cili ndodhej në qeli me të birin, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër. Sipas njoftimit të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve, i paraburgosuri pësoi një problem shëndetësor dhe pasi mori ndihmën e parë nga mjekët e burgut u dërgua në Spitalin e Koplikut për shkak të gjendjes së rënduar.

Megjithatë ai përsëri nuk mundi dot të mbijetojë. Drejtoria e Burgjeve bën me dije se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plotë:

“Në orët e para të mëngjesit të datës 28.06.2026, në IEVP Shkodër u regjistrua një emergjencë shëndetësore. I paraburgosuri me inicialet Ç. J., i datëlindjes 10.11.1964, i cili ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.

Personeli shëndetësor i institucionit i ofroi menjëherë ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, u vendos transportimi i tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Gjatë transportit, si dhe pas mbërritjes në urgjencën spitalore, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator, por, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, mjekët konstatuan ndarjen e tij nga jeta.

Në përputhje me procedurat ligjore, organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të këtij rasti”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese