Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pronarët mbyllin në dyqan klienten te Ish-Dogana dhe e dhunojnë, qytetarja humbet toruan dhe godet policin gjatë arrestimit (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Pronarët mbyllin në dyqan klienten te Ish-Dogana dhe e dhunojnë,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, ku dy qytetarë dyshohet se kanë mbyllur në një dyqan një kliente të cilën e kanë dhunuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Sefedin Ahmetaj 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sakaq bëhet me dije se në momentin e  arrestimit, qytetarja Edjola Harunaj 41 vjeçe ka goditur një efektiv policie i cili thuhet se ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i Policisë:

Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të një dyqani.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese