Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plot një vit pa gazetarin Dashamir Dini, vajza e tij Barbana e kujton me mall dhe dhimbje: Do më mungosh derisa të takohemi sërish (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Plot një vit pa gazetarin Dashamir Dini, vajza e tij Barbana e kujton me
Barbana dhe Dashamir Dini

Ka kaluar plot një vit nga dita kur zia kaploi në mediat shqiptare pasi gazetari i mirënjohur Dashamir Dini nuk ia doli të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë.

Humbja e Dashamirit la pas një plagë të pashërueshme për të gjithë të afërmit, miqtë, kolegët e më së shumti familjen e tij e cila u përball me një tjetër tragjedi pas humbjes së djalit të tyre Ergi Dinit.

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të gazetarit, vajza e tij e kujton plot mall e dhimbje ditën kur Dashamiri nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë, raporton newsbomb.al.

“Koha më ka mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk ma ka zbehur asnjëherë dashurinë dhe mallin për ty. Ka ditë kur dua vetëm të të dëgjoj zërin, të të përqafoj edhe një herë, ose të të tregoj gjithçka që ka ndodhur. Pastaj kujtoj se tani të flas vetëm me zemër.

Më mungon në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime. Më mungojnë këshillat e tua, buzëqeshja jote dhe forca që më jepje vetëm me praninë tënde. Ti nuk je më pranë syve të mi, por do të jetosh gjithmonë në zemrën time dhe në çdo kujtim që kemi ndërtuar bashkë” shkruan këngëtarja Barbana krah fotos ku ajo shfaqet me babain e saj.

Edhe pse u bë plot një vit që Dashamiri nuk jeton më, me fjalë zemre Barbana shkruan se ai do të jetojë gjithmonë në zemrën e saj, derisa të vijë dita kur rrugët e tyre të bashkohen sërish.

Kujtojmë që në vitin 2016 Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në moshën 22-vjeçare. Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.

Reagimi i plotë i Barbana Dinit:

Sot bëhet një vit që kur u largove nga kjo botë, bab… Një vit i mbushur me mall, dhimbje dhe një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë.

Koha më ka mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk ma ka zbehur asnjëherë dashurinë dhe mallin për ty. Ka ditë kur dua vetëm të të dëgjoj zërin, të të përqafoj edhe një herë, ose të të tregoj gjithçka që ka ndodhur. Pastaj kujtoj se tani të flas vetëm me zemër.

Më mungon në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime. Më mungojnë këshillat e tua, buzëqeshja jote dhe forca që më jepje vetëm me praninë tënde. Ti nuk je më pranë syve të mi, por do të jetosh gjithmonë në zemrën time dhe në çdo kujtim që kemi ndërtuar bashkë.

Lutem që shpirti yt të prehet në paqe dhe Zoti të të ketë pranë Tij. Faleminderit për gjithçka që ishe dhe për gjithçka më mësove. Dashuria për një ty nuk mbaron kurrë.

Do të më mungosh përgjithmonë. Derisa të takohemi sërish…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese