Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy makina “shkrumbohen” në orët e para të mëngjesit në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Newsbomb
Dy makina “shkrumbohen” në orët e para të
Foto ilustruese

Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Bardaneshit në Elbasan.Zjarri ka përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Volkswagen”, të dy në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Policia mësohet të ketë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa bashkë me agjentët e komisariatit po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë që zjarri mund të jetë vënë qëllimisht, ndaj edhe hetimet janë përqëndruar në pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, veçanërisht për automjetin Volkswagen, i cili është djegur tërësisht.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese