Hapësire reklamuese

Bota

Situatë ALARMANTE në Francë, rreth 1 mijë vdekje më shumë nga vala e të nxehtit, spitalet po shkojnë drejt mbingarkesës

Shkruar nga Newsbomb
Situatë ALARMANTE në Francë, rreth 1 mijë vdekje më
Foto nga Parisi

Franca ka regjistruar rreth 1 mijë vdekje më shumë se zakonisht përgjatë këtij muaji, e këtë rritje shqetësuese të shifrave autoritetet shëndetësore ia atribuojnë valës së të nxehtit e cila ka goditur vendin prej ditësh tashmë.

Agjencia Kombëtare Franceze e Shëndetit  njoftoi se që prej 24 qershorit janë regjistruar 1 mijë vdekje shtesë, krahasuar me muajt e mëparshëm, dhe rritja ka qenë më e theksuar në rajonet që ishin nën alarmin maksimal për temperaturat ekstreme. Pavarësisht faktit që pjesa më e madhe e Francës nuk është më në alarm të kuq, pas më shumë se një jave me temperatura shumë të larta, janë shtyrë dhe anulluar shumë aktivitete nga autoritetet, përfshirë këtu festivalin Pride dhe atë muzikor Solidays për të shmangur mbingarkimin e soitaleve sidomos në Paris.

Rritja e vdekjeve prek të gjitha grupmoshat, por 85% e viktimave janë persona 65 vjeç e lart.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese