Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Bukuroshja Adrola Dushi feston ditëlindjen, “sytë zemra” nga urimi që i bën Capital T: Bota u bë më shndritshme...

Shkruar nga Newsbomb
Bukuroshja Adrola Dushi feston ditëlindjen, “sytë zemra”
Capital T dhe Adrola Dushi

Modelja e njohur Adrola Dushi, feston sot ditëlindjen e 33-të, e natyrisht që nuk do të mund të mungonte urimi i partnerit të saj, Trim Ademi, i njohur në botën e artit si Capital T.

Këngëtari i ka kushtuar fjalët më të bukura bukuroshes së showbiz-it shqiptar, teksa ka postuar edhe një foto të ëmbël ku ai dhe Adrola shfaqen krahë njëri tjetrit më të dashuruar se kurrë. “Bota u bë pak më e shndritshme ditën që mbërrite ti, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Capital T

Capital T dhe Adrola Dushi janë zyrtarisht në një lidhje dashurie, të cilën e konfirmuan publikisht në Shën Valentin.  Siç dihet, Capital T është gjithashtu i biri i Agim Ademit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Bukuroshja Adrola Dushi feston ditëlindjen, “sytë zemra”
Postimi i Capital T

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese