Foto ilustruese
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani , ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij. Në pranga kanë përfunduar gjithësej 5 persona, 4 prej të cilëve vëllezër.
Bazuar në informacionet paraprake, Mulosmani u përfshi mbrëmjen e të shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipin e tij.
Ngjarja është regjistruar në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet. Pas njoftimit forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë, ende po hetohet për rrethanat e plotë të konfliktit.
Sondazh
Poll
