Hapësire reklamuese

Aktualitet

E pazakontë! I riu zgjedh protestën për t’i propozuar partneres, ulet në gjunjë dhe i tregon unazën (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E pazakontë! I riu zgjedh protestën për t’i propozuar
Momenti i propozimit

Në Tiranë po mbahet protesta e 29-të kombëtare, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, si edhe ndryshimi i kastës së vjetër politike.

Mes pankartave dhe thirrjeve të protestuesve, një moment krejt i papritur ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe ka sjellë emocione të veçanta.

Një djalë i ri ka zgjedhur mesin e protestës për t’i propozuar për martesë partneres së tij, duke e kthyer për disa çaste tubimin në një skenë emocionesh dhe duartrokitjesh.

I riu është ulur në gjunjë dhe ka nxjerrë unazën, duke e surprizuar plotësisht të dashurën e tij, e cila, e emocionuar dhe mes brohorimave të protestuesve përreth, e ka pranuar propozimin.

Pas këtij momenti, të pranishmit shpërthyen në duartrokitje dhe urime për çiftin e ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese