Policia italiane ka arrestuar një shtetas të ri shqiptar, pa precedentë penalë, i cili u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre .
Efektivët vunë re të riun që po i kalonte fshehurazi diçka një gruaje pranë barit të fshatit. Policia vuri re të riun duke i dhënë një dozë kokaine një gruaje pranë një bari në qendër të Mezzolombardos.
Operacioni pasues lejoi kapjen dhe identifikimin e individëve të përfshirë, si dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve.
Hetimi vazhdoi më pas në shtëpinë e burrit, ku karabinierët gjetën mbi 40 gramë kokainë, një peshore precize dhe afërsisht 900 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat e mundshme nga trafikimi i drogës.
Droga , paratë dhe materialet e paketimit u sekuestruan. Pas sekuestrimit, i riu u arrestua dhe u dërgua në burgun Spini di Gardolo, ku u mbajt nga autoritetet gjyqësore.
