Hapësire reklamuese

Bota

“Shkundet” Portugalia, tërmet në jug të vendit, sa ishte magnituda

Shkruar nga Newsbomb
“Shkundet” Portugalia, tërmet në jug të vendit, sa
Foto ilustruese

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur rajonin turistik të Algave në jug të Portugalisë këtë të dielë, sipas informacionit të dhënë nga instituti i detit dhe atmosferës së vendit (IPMA).

Rajoni jugor i Lisbonës dhe arkipelagu i Azoreve shtrihen në një zonë sizmikisht aktive që shënon kufirin midis pllakave tektonike euroaziatike dhe afrikane, megjithëse aktiviteti sizmik ka qenë relativisht i ulët kohët e fundit. Sipas IPMA, tërmeti u ndje në Lagos dhe Portimaos, por bazuar në informacionin e disponueshëm, nuk ka pasur dëme materiale apo njerëzore fatmirësisht. Epiqendra e tërmetit qe në Oqeanin Atlantik, rreth 70 kilometra larg kepit St.Vincentit.

Kryeqyteti portugez u shkatërrua nga një tërmet masiv dhe cunami pasues në vitin 1755, një nga ngjarjet sizmike më vdekjeprurëse në historinë evropiane, që vlerësohet të ketë vrarë midis 30,000 dhe 40,000 njerëz. Që prej asaj kohe Rajoni i Lisbonës dhe Portugalia jugore kanë përjetuar tërmete periodike, ku më i forti pas atij të sipërpërmendurit, ka qenë tërmeti i 1969-ës me magnitudë 7.9 ballë  i cili vrau 13 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese