Hapësire reklamuese

Bota

Aksident tragjik në Spanjë, shoferi përplas një makinë në semafor duke u përpjekur t’i ikte policisë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Spanjë, shoferi përplas një makinë
Aksidenti në Spanjë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Poblenou në Barcelona, ku dy persona humbën jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas mediave ngjarja ndodhi kur Policia Katalanase po ndiqte një shofer makine për shkak se po drejtonte mjetin tej normave te lejuara dhe duke u përpjekur t’i shmangej policisë u përplas me një makinë që po qëndronte në semafor.

Nga aksidenti i rëndë të dy shoferët mbetën të ndjekur, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosir dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Dyshohet se shoferi që shkaktoi aksidentin ishte konsumues i lëndëve narkotike, ose mund të vuante nga ndonjë sëmundje. Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese