Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Azgan Haklaj dhe vajza e tij performancë të shkëlqyer në Sanremo, “e djegin” skenën me Vallen e Tropojës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Azgan Haklaj dhe vajza e tij performancë të shkëlqyer në
Azgan Haklaj dhe vajza e tij, Adela

Në festivalin e Sanremos, Shqipëria u prezantua përmes një performancë të veçantë nga Azgan Haklaj dhe vajza e tij, Adela. Dy artistët sollën në skenë elemente të traditës tropojane, duke interpretuar valle popullore shqiptare. 

Performanca u prit me interes nga publiku, duke shfaqur kulturën dhe identitetin shqiptar në një nga skenat më të njohura të muzikës italiane. Vallja e Tropojës u kthye në një mesazh për ruajtjen e traditave dhe prezantimin e tyre në arenën ndërkombëtare. 

Vallja e Tropojës është një nga vallet më të vjetra shqiptare, e lindur si pjesë e traditave të Malësisë së Gjakovës dhe e trashëguar brez pas brezi. Ajo u njoh zyrtarisht si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO në vitin 2024, duke u kthyer në simbol të identitetit kulturor shqiptar.

Azgan Haklaj, ish-deputet dhe figurë e njohur politike e Malësisë së Gjakovës, është një nga zërat më aktivë në promovimin e kulturës dhe traditave të Tropojës. Përveç angazhimit politik, Haklaj është organizator i Logut të Bjeshkëve, një festival që synon të ruajë dhe të promovojë traditat shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese