Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Vëllai i bilbilit të këngës shkodrane jep lajmin e trishtë: Humb betejën me sëmundjen e rëndë Zamir Jakupi, vdes këngëtari i popullores

Shkruar nga Newsbomb
Vëllai i bilbilit të këngës shkodrane jep lajmin e
Foto ilustruse: Zamir Jakupi

Një lajm i trishtë është mësuar mesditën e kësaj të premte pasi është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i popullores në Shkodër, Zamir Jakupi.

Lajmin e ka bërë publik vëllai i këngëtarit i cili përmes një postimi të bërë në rrjet bën me dije se është ndarë nga jeta bilbili i këngës shkodrane.

“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllait tonë Zamir Jakupi” shkruan Mondi në postimin e bërë.

Jakupi nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Fatkeqësisht ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mbrëmjen e djeshme duke lënë pas një plagë të pashërueshme për familjarët dhe të gjithë njerëzit që arritën ta njihnin ndër vite, falë talentit të tij.

Njerëzit do ta kujtojnë gjithmonë Zamirin si një nga zërat që u jepte jetë dasmave në qytetet veriore të Shqipërisë.

Newsbomb.al shpreh ngushëllime për të afërmit, miqtë dhe kolegët për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese