Hapësire reklamuese

Bota

Situatë KAOTIKE pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë! Numri i të vdekurve gati 2000, “luftë” për ushqim dhe morgje të improvizuara

Shkruar nga Newsbomb
Situatë KAOTIKE pas tërmeteve shkatërruese në
Foto nga Venezuela

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më 24 qershor, numri zyrtar i viktimave ka arritur në 1,943 të vdekur, sipas përditësimeve të fundit të bëra të ditura nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez. Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 10,571 persona.

Ekziston një numër jashtëzakonisht i lartë njerëzish që llogariten si të zhdukur apo të bllokuar nën rrënoja, ku shifrat paraprake flasin për afërsisht 50,000 persona, raportojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Venezuaela u godit nga dy godtje të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, ndërsa zonat më të prekura janë La Guaira që është edhe epiqendra e tërmetit dhe kryeqyteti Karakas.

Sipas vlerësimeve të NASA-s, bazuar në imazhet satelitore, rreth 58,870 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa infrastruktura jetike ka pësuar dëme të rënda.

Gjendja më kritike paraqitet në shtetin verior të La Huirës, ku mungesa e ushqimit, ndërprerja e komunikimeve dhe kolapsi i shërbimeve bazë kanë përkeqësuar situatën.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) paralajmëroi se tensionet mes banorëve po rriten, ndërsa ndihmat humanitare nuk po arrijnë në të gjitha zonat e prekura.

“Ndonjëherë njerëzit vriten për një pako ushqimi. Luftojnë mes tyre sikur të ishin në luftë”, tha Daniela Armas, një 18-vjeçare e plagosur nga tërmeti. Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka bërë thirrje për 50 milionë dollarë financime emergjente, me synimin për të siguruar ushqim për rreth 500 mijë persona gjatë tre muajve të ardhshëm.

Në portin e La Huirës është ngritur një morg i improvizuar për identifikimin e viktimave, ndërsa spitalet vijojnë të përballen me fluks të madh të plagosurish.

“Në shtëpinë tonë ishin 11 persona. Vetëm dy prej nesh mbijetuam sepse ndodheshim në punë”, rrëfeu një prej banorëve të zonës, i cili ende po kërkon trupat e familjarëve të tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese