Hapësire reklamuese

Aktualitet

Oqeanet arrijnë temperatura rekord në qershor, gjysma e parë e 2026-ës ndër më të nxehtat në histori

Shkruar nga Newsbomb
Oqeanet arrijnë temperatura rekord në qershor, gjysma e parë e
Foto ilustruese

Temperaturat sipërfaqësore të oqeaneve në mbarë botën kanë arritur një rekord të ri historik gjatë muajit qershor, të nxitura prej fenomentit natyror të njohur si El Niño, si edhe nga ndikimi i vazhdueshëm i ndryshimeve klimatike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Observatori i Ndryshimeve Klimatike (C3S) dhe Drejtoria Detare e Shërbimit Evropian Copernicus (Copernicus Marine), temperatura mesatare sipërfaqësore e oqeaneve arriti në 20.98 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89 gradësh të regjistruar në vitin 2024.

Pavarësisht se lëvizja nuk është me shumë gradë celcius, ndikimi që ajo sjell është shumë i madh. Oqeanet mbulojnë rreth dy të tretat e sipërfaes së Tokës, dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e klimës grobale, ndaj rritja e tyre përbën një tregues të rëndësishëm të përshpejtimit të ngrohjes globale.

Sipas raportit, gjysma e parë e vitit 2026 renditet si periudha e dytë më e ngrohtë e regjistruar ndonjëherë, duke u kaluar vetëm nga rekordet e vendosura në vitin 2024.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese