Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE të reja nga atentati ndaj Brian Syzos! Autorët “e ndoqën këmba këmbës” duke vendosur kamera afër burgut të Drenovës ku takonte të vëllain

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE të reja nga atentati ndaj Brian Syzos! Autorët “e
Ilustrim: I plagosuri Brian Syzo dhe autori i dyshuar, Nikolla Agolli

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, prej vëllezërve Nikoll e Edison Agolli, mesditën e 29 qershorit.

Burime për mediat kanë bërë me dije se 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamer, e vendosur në një prej plepave të ndodhur në rrrugën aty. Pasi janë këqyrur pamjet filmike është konstatuar se vëllezërit e kanë vendosur kamerën për të parë lëvizjet në këtë institucion. Në mënyrë që të monitoronin Brian Syzon dhe më pas ta sulmonin në momentin që do ttë shkonte të takonte vëllain e tij Sindi Syzo, i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë në një berberhanë ndaj Nikolla Agollit. Kjo për shkak të qëllimeve që ky i fundit ka patur për t’u hakmarrë ndaj Brian Syzos.

Kujtojmë se Nikolla Agolli u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë në drejtim të Brian Syzos në Pogradec, ai ka qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që edhe i plagosuri, Brian Syzo, ka qenë në lëvizje me një mjet tjetër fuoristradë, ndërsa në pranga ra edhe David Prifti dhe u shpallën në kërkim Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur si “Koro”.

Ndërkohë, Brian Syzo ka marrë plagë nga të shtënat me armë në gjymtyrët e poshtme dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka qenë duke udhëtuar me furoristradë dhe për shkak se mjeti është i lartë, plumbat që kanë përshkruar derën, e kanë prekur në këmbë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese