Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diell, shi dhe temperatura të larta, sa do të shënojë termometri këtë të mërkurë

Shkruar nga Newsbomb
Diell, shi dhe temperatura të larta, sa do të shënojë
Foto ilustruese

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit, pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare) prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites. Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Diell, shi dhe temperatura të larta, sa do të shënojëDiell, shi dhe temperatura të larta, sa do të shënojë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese