Situata e tensionuar e ndodhur mesditën e sotme para Kuvendit, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, madje mësohet të jetë bërë dhe shkak i debateve mes palëve.
Bëhet fjalë për një debat të lindur mes influenceres DeaMishel dhe socialistit Erion Braçe. Ka qenë influencerja ajo që shkaktoi debatin me deputetin, të cilit i komentoi në mënyrë ironike duke e pyetur nëse e kishte larë makinën që qytetarët ia qëlluan me vezë mesditën e sotme.
Deputeti i është kthyer me të njëjtën monedhë influenceres të cilës i është përgjigjur me pyetjen: Je larë ti?
Debatin mes dyshes e ka zbuluar vetë influenceja, e cila bisedën mes tyre e bëri publike në Instagramin e saj.
Pas debatit, DeaMishel shkruan se Braçe i ka bërë bllok asaj.
Përplasja mes dyshes:
Reagimi i DeaMishel:
Deputeti i dyte qe e con muhabetin ne ofendime personale dhe me ben block. Me nje tek koment ky smbajti fare, te pakten asaj tjetres i kisha bere video e kuptoj..me zhgenjeve pak Erion. ☹️☹️☹️☹️ Po i mbledh si pokemona brenda muajit dua 10 te tjere.
Njs e postova qe te kuptoni nivelin e intelektualeve tane, shifemi te kryeministria btë ne proteste, Repeal laë 21/2024 puqqq.
