Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vengu komenton përplasjen mes Policisë dhe protestuesve: Hajde de ne burrat, po dy deputetet çfarë taksirati kishin për sulm fizik? (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Vengu komenton përplasjen mes Policisë dhe protestuesve: Hajde de ne
Foto ilustruese

Deputeti socialist Pirro Vengu ka komentuar situatën e tensionuar të ndodhur mesditën e sotme para Kuvendit, ku protestuesit qëlluan me vezë në drejtim të makinave por dhe deputetëve që dilnin nga institucioni.

Po ashtu, Vengu është shprehur se së fundmi janë zbuluar sponsorizuesit, të cilët sipas tij janë ata që investojnë në rritjen e zemërimit, përmes lajmeve të rreme, prishje të aseteve publike dhe rritje të tensionit.

Ndërsa për momentin kur qytetarët shënjestruan me vezë, të cilat për pak sa nuk i ranë në fytyrë dy deputeteve, Vengu tha se nuk kishin asnjë taksirat që të përballeshin me sulm fizik.

"Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik" tha Vengu. 

Reagimi i Pirro Vengut në A2CNN: Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe përfitues.  Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe sponsorizues. Përfituesit i kemi parë, janë atë njerëz që nuk kërkojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve, janë forca politike që kërkojnë të kapitalizojnë mbi zemërimin e njerëzve.

Sposorizuesit janë ata që investojnë që ky zemërim të rritet, qoftë në formën e artikulimeve në media, fake news, element që s’kanë ndodhur kurrë, prishje të aseteve publike, rritje të tensionit. Patjetër janë forca politike, i kemi në Kuvend, janë njerëz që deligjitimojnë administratën, janë kolegët tanë në Kuvend.

Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese