Hapësire reklamuese

Politikë

“Do dështoni dhe do ngeleni me njollë turpi!” Albana Koçiu reagon për protestën e sotme dhe poston VIDEON e gazetarit me “thirrje” për dhunë

Shkruar nga Newsbomb
“Do dështoni dhe do ngeleni me njollë turpi!” Albana
Ilustrim: Albana Kociu dhe pamje nga perplasjet

Zëvëndës kryeministrja Albana Koçiu ka reguar në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” në lidhje me përplasjet e regjistruara gjatë protestës së sotme ku edhe u shoqëruan disa protestues.

“Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike. Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi”, shkruan Koçiu teksa ka ndarë edhe dy video krahë statusit.

Njëra prej të cilave tregon pamje nga përplasjet, ndërsa në videon tjetër është gazetari Shpend Gashi, të cilit zv.kryeministrja ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën me një “emoji” kloun. Në videon e postuar gazetari dëgjohet të thotë: “Juve që na shkruani dhe na kapni nëpër rrugë ‘po duam dhunë, duam përshkallëzim’, ku jeni sot mo? Ku jeni sot që jemi gris me policinë neve? Apo ‘duam luftë teorikisht’”.

“Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, ka shkruar më tej Koçiu.

Postimi i plotë:

Dhuna verbale dhe fizike e shfaqur sot jashtë Kuvendit është e papranueshme dhe jashtë çdo kornize demokratike.

Sjellje të tilla agresive nuk i bëjnë nder as protestës dhe as kujtdo që pretendon të përfaqësojë qytetarët e këtij vendi.

Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë.

Këto tentativa do të dështojnë gjithmonë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, duke u lënë njollën e turpit dhunuesve dhe braktisjen e qytetarëve, të cilët sot, më shumë se kurrë, zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe të anëtarësimit në Bashkimin Europian

postimi i zv.kryeministres

video e postuar nga gazetari

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese